Flash News

KRYESORE

COVID-19/Kosova shpërblim për bluzat e bardha, 300 euro shtesë mjekëve për muajin gusht

COVID-19/Kosova shpërblim për bluzat e bardha, 300 euro shtesë

Qeveria e Kosovës ka vendosur që përveç pagës mujore, personali mjekësor që po trajton pacientët me COVID-19, do të marrë si kompensim edhe 300 euro të tjera në muajin gusht.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme, për të mbështetur personelin që është në vijën e parë të fronit kundër pandemisë.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, u shpreh se “ky vendim parashikon kompensimin për dy muajt, korrik dhe gusht, për mjekët dhe infermierët që kanë qenë dhe janë aktivë gjatë kësaj periudhe dhe i përmbushin kushtet”.

Kohët e fundit, Kosova ka regjistruar numrin më të lartë të rasteve të reja me koronavirus, mbi 200 raste brenda 24 orëve.

Të fundit