Flash News

KRYESORE

COVID-19/ Viktimat dhe të infektuarit, ja si paraqitet situata në vendet e rajonit

COVID-19/ Viktimat dhe të infektuarit, ja si paraqitet situata në

Si në të gjithë botë, edhe Ballkani është duke u përbllur me koronavirusin. Gjatë ditës së enjte, Serbia ka regjistruar një rast vdekje nga koronavirusi, duke e çuar numrin total të personave të vdekur në 66. Aktualisht në SErbi numërohen 2867 persona të infektuar, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënur 201 raste të reja. Greqia regjistroi 3 të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, ndrësa në total ka 86 viktima.

Aktualisht në vendin fqinj me Shqipërinë janë 1955 të infektuar, ndërsa në 24 orët e fundit janë shënuar 71 raste të reja. Kroacia duket se po e menaxhon mirë situatën, pasi nga 1407 të infektuar ka shënuar vetëm 20 viktima. Vetëm 1 është shënuar në 24 orët e fundit, ndërsa 64 raste të reja u regjistruan. Bosnja shënoi një tjetër viktimë nga COVID-19 të enjten, ndërsa në total ka numri ka shkuar në 35 të vdekur.

42 raste të reja të infektuar me koronavirus u regjistruan në 24 orët e fundit, ndërsa në total janë 846 persona të infektuar. Maqedonia e Veriut ka regjistruar viktimën e 30-të nga koronavirusi, psi të enjten një tjetër pacientë u raportua nga autoritetet se humbi jetën. Në total në vendin fqinj janë 663 persona të infektuar. Në Malin e Zi janë regjistruar në total 2 viktima që prej shpërthimit të epidemisë, ndërsa të infektuarit kanë shkuar në 252 persona.

Të fundit