Flash News

KRYESORE

Damiano kapitull i mbyllur, ish-banorja e Big Brother publikon foto me të dashurin e ri

Ish-banorja e Bigr Brother, Armela Hyseni, ka qenë një ndër banoret më të përfolura dhe po ashtu edhe lidhja e saj me Damianon, një tjetër konkurrent me të cilin u lidh në “BB”. Modelja njihet për format dhe fizikun joshës që ka dhe është komentuar shpesh për këtë. Uljet dhe ngritjet e marrdhënies së saj me Damianon janë komentuar edhe pasi dy banorët dolën nga shtëpia. Mesa duket Armela e ka harruar me kohë atë lidhje pasi tani shihet nën shoqërinë e një mashkulli tjetër. Vetëm pak ditë më parë ajo ka qenë në një club së bashku me Xhenin dhe në një video të postuar në Instastory kishte zgjedhur këngën “Urime” të reperit 2Ton, që përfshin vargjet : “Shumë urime për dashninë e re..”

“Rrofshim lal!”, kishte shkruar Armela në mbishkrimin e videos, duke lënë të kuptohet se ishte në një lidhje të re.

Pas këtyre zërave Armela reagoi duke thënë se kjo nuk ishte e vërtetë. Por mbrëmjen e djeshme ish-banorja e “Big Brother”, ka postuar në Instastory një foto ku mban dorën e një djali. Sinjale të qarta këto se Armela është në një lidhje dashurie.

Të fundit