Flash News

KRYESORE

‘Darka e gabuar’ e Ramës me Metën. Analisti zbulon ‘menunë’, pa ngjala

‘Darka e gabuar’ e Ramës me Metën. Analisti zbulon

Presidenti Ilir Meta zbuloi se 10 ditë më parë, ai ka darkuar me kryeministrin Edi Rama në Pallatin e Brigadave. Kreu i shtetit ishte disi diskret duke mos dhënë shumë detaje, veçse theksoi se “ai [Edi Rama] e dinte shqetësimin tim, prandaj habitem me reagimin e tij”.

Analisti Robert Rakipllari, që i referohet burimeve te rezervuara, u shpreh se Meta i ka thënë prerë Ramës se data e zgjedhjeve lokale do të zhdekretohet. “Nuk ka informacion për këtë drekë në Pallatin e Brigadave, burimet janë shumë të rezervuara. Me sa di unë ia ka thënë këtë çështje për datën. Ka qenë një bisedë për situatën. Kur pushteti do nuk merret vesh gjë, është folur për një takim për këtë drekë në media por asnjëra palë nuk e ka konfirmuar”, deklaori gazetari Robert Rakipllari në emisionin ‘Opinion’.

Kur Meta zyrtarizoi zhdekretimin e zgjedhjeve te shtunen ne oren 19:20, kryeministri Edi Rama ishte në Berat dhe u shpreh paksa i habitur me lajmin, për të cilin ai ishte informuar para disa ditëve nga Meta.

Të fundit