Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi kritika Donald Lu-së pas mandatit: Më vjen keq, por deri më sot nuk pamë as peshk, as ngjala

Dashamir Shehi kritika Donald Lu-së pas mandatit: Më vjen keq, por

Deputeti i LZHK-së, Dashamir Shehi nuk i ka kursyer kritikat për punën e ish-ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu, mandati i të cilit përfundoi një muaj më parë.

Në një prononcim për emisionin Top Story me temë “Donald Lu, një Amerikan i Shqetësuar”, Shehi tha se pavarësisht atyre që deklaronte Lu gjatë mandatit të tij 4-vjeçar në Shqipëri për ‘peshqit e mëdhenj’, deri më sot asgjë nuk u pa konkrete.

“Deri më sot nuk kemi pasur as peshk, as ngjalë as gaforre. Asgjë deti. Më vjen shumë keq për ambasadorin, por ky është realiteti”, – u shpreh Shehi.

Ndërsa ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se kjo reformë, gjatë kësaj periudhe, u nis me shumë zell dhe përfundoi rëndshëm.

“Reforma e trompetuar me kaq zell përfundon në degjenerim total”, tha Manjani.

Të fundit