Flash News

KRYESORE

Dashamir Shehi mesazh Topallit dhe Imamit: Merrni me sportivitet, edhe para meje ka fëmijë në listë por nuk kërkoj shkarkimin e Bashës

Dashamir Shehi mesazh Topallit dhe Imamit: Merrni me sportivitet, edhe para meje

Kreu i LZHK-­së dhe kandidati për deputet në listat e PD, Dashamir Shehi, deklaron se të kërkosh shkarkimin e kryetarit të partisë në mes të fushatës nuk ka moral politik.

Në një intervistë për “Panorama”, Shehi komenton lëvizjen e një dite më parë të deputetëve Topalli e Imami për mbledhjen e strukturave për shkarkimin e kreut të PD-­së, Lulzim Basha.

Kreu i LZHK-­së sqaron se askush nuk është lindur për të qenë gjithmonë deputet dhe koha ka treguar se kush ka vërtet vlera qëndron pjesë e saj pa pasur nevojë të jetë pjesë e listave.

“Nuk më duket korrekte. Ata kanë ndenjur aty për aq kohë dhe mund ta kishin marrë këtë nismë përpara. Çfarë kuptimi ka që në ditën që ne kemi dalë në fushatë ndërmarrin një lëvizje për të shkarkuar kryetarin? Këtu kanë rënë të gjitha principet e politikës. S’ka asnjë logjikë të kërkosh shkarkimin e kryetarit në ditët e fushatës. Nuk më duket aspak korrekte nga ana morale politike. Këta njerëz duhet të presin rezultatin zgjedhor, sepse mundet që z.Basha të ketë të drejtë. Të kërkosh të shkarkosh kryetarin se nuk të ka futur në listë, nuk ka shumë moral. Askush nga ne nuk ka lindur me karrige deputeti. Edhe mua më kanë vendosur të 11-­in në listë, më kanë parakaluar shumë fëmijë, njerëz që e di gjithë Shqipëria që nuk kanë vlerën time politike, por kjo s’do të thotë të kërkoj shkarkimin e Bashës. Më duket sikur këta zotërinj e kanë marrë pa shumë sportivitet këtë punë. Kush ka vlerë politike do të qëndrojë në politikë, është apo jo në listën e Lulzim Bashës”, ka thënë Shehi.

Të fundit