Flash News

KRYESORE

Dasma mbretërore apo ajo përrallore? Blogerja i ‘rrëmben’ fronin Dukeshës Markle

Dasma e Meghan Markle me Princin Harry është konsideruar si dasma e vitit. Ceremonia e dasmës tyre është ndjekur në çdo moment të tyre nga gjithë bota. Fustani “Givenchy” i Dukeshës së Sussex-it u përfol e pëlqye aq shumë, sa nuset e këtij viti donin pikërisht një të tillë.

Por është momenti që Dukesha Meghan Markle të zbresë nga  froni, jo ai mbretëror por i ‘zgjedhjes popullore’.

Para disa ditësh, blogerja dhe modelja italiane kurorëzoi në martesë dashurinë e saj me këngëtarin Fedez. Dasma e tyre përrallore është më e diskutuar këto ditë. Dasma e Chiarës ishte e organizuar me detaje të veçanta që nga betimet e deri në ‘shfrenimin’ e të ftuarve në ‘Luna Parks’.

E veshur me “Dior”, tre fustanet Ferragnit janë komentuar e pëlqyer kaq shumë. Megjithëse të thjeshtë, fustanet e saj janë komentuar thuajse dyfish më shumë se të Meghan Markle.

Nisur nga statistikat e publikuara, duke krahasuar ndikimin në media dhe audiencën, ka rezultuar se njerëzit ishin dyfish më të interesuar për fustanet “Dior” se sa për atë “Givenchy” të Dukeshës Markle.

Sipas “Daily Mail”, Ferragni i ka shtuar  ‘Dior’, 5.2 milion dollarë falë influencës që ka pasur vetëm duke veshur fustanet, të cilat i ka postuar vazhdimisht në Instagram.

Të fundit