Flash News

KRYESORE

Deklarata e Emiljano Nuhut: Kam prova të tjera, por për një arsye nuk i publikoj në media

Deklarata e Emiljano Nuhut: Kam prova të tjera, por për një arsye

Nënkomisari Emiljano Nuhu pranon se ka prova të tjera sa i përket akuzës që bën ndaj dy deputetëve, Taulant Balla dhe Rrahman Rraja, por ka vendosur që të mos i bëjë publike në media.

Gjatë intervistës në emisionin ‘Të Pa ekspozuarit’, Nuhu tha se nëse provat dalin në media, prokuroria do i shpallë të pavlefshme, pasi kjo është mënyra se si vepron gjithmonë.

“Unë nuk nxjerr më asnjë provë tjetër në media sepse prokuroria do i shpallë të pavlefshme. Prokuroria kështu vepron gjithmonë”, tha Nuhu.

Pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve në studio, nënkomisari Nuhu vendosi të mos i bëjë publike provat.

I pyetur përse nuk e ka kallëzuar kërcënimin e Ballës dhe Rrajës, Nuhu tha se nëse vepronte në këtë mënyrë nuk do të mund të dilte më nga zyra, pasi këta njerëz përkrahen nga bandat më të fuqishme kriminale në Shqipëri.

Nënkomisari thekson se kamerat e konfirmojnë praninë e tij në komisariat më 21 korrik, pasi aty janë vendosur tetë deri në dhjetë kamerave, për shkak të sulmeve me tritol që kanë ndodhur në të kaluarën.

‘Report Tv’ u kritikua për intervistën me Xhisielën, Carlo Bollino: Vajza na vuri kushte. Muhamed Veliu bëri vetëm një gabim

Të fundit