Flash News

KRYESORE

‘Report Tv’ u kritikua për intervistën me Xhisielën, Carlo Bollino: Vajza na vuri kushte. Muhamed Veliu bëri vetëm një gabim

‘Report Tv’ u kritikua për intervistën me Xhisielën,

‘Report Tv’ është prej ditësh nën kritika të shumta për shkak të intervistës së parë që zhvilloi me Xhisiela Malokun, vajzën e dhunuar nga djali i deputetit të PS, Rrahman Rraja. Gazetari Muhamed Veliu nuk e pyeti Xhisielën për dhunën, por u përqëndrua vetëm te pjesa politika e ngjarjes, dhe sipas drejtuesit të këtij televizioni, ishte vajza që e vuri këtë kusht.

Në emisionin “Të Pa ekspozuarit” në Neës 24, Bollino tha se Xhisiela pranoi të fliste në studio vetëm me kushtin për të mos folur për dhunën. Ai theksoi se gabimi i vetëm i gazetarit Veliu ishte fakti se kushti i vendosur nga vajza nuk u bë publik në fillim të intervistës.

“Intervista është dhënë me një kusht... vajza ka pranuar të flasë me ne në studio vetëm për të mos folur për dhunën. Gabimi që ka bërë gazetari nga ana profesionale, dhe unë jam kam thënë Metit, ky kusht duhej thënë në fillim të intervistës”, tha Bollino.

Carlo Bollino thotë se interesi mediatik dhe publik në këtë çështje është fokusuar vetëm në aspektin politik dhe jo në dhunën ndaj vajzës, pasi sipas tij, kjo e fundit nga pikëpamja gazetareske nuk përbën lajm.

Të fundit