Flash News

KRYESORE

Del ekspertiza e Shkëlzen Qordjas, mjekësia ligjore: Do shpëtonte nëse do mbërrinte më herët në spital

Del ekspertiza e Shkëlzen Qordjas, mjekësia ligjore: Do shpëtonte

Zbardhet ekspertiza paraprake e gardistit 31-vjeçar i cili u gjet i vdekur me një plumb në kokë mëngjesin e  së shtunës në garazhin e Gardës së Republikës në Tiranë, Shkëlzen Qordja.

I cilësuar edhe si një nga shoferët e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ekspertiza ka konstatuar se vdekja e tij ka ardhur nga goditja me një plumb në kokë në anën e djathtë të kokës.

Deri tani edhe gjurmët e gishtave në armë përputhen me ato të të riut. Megjithatë, hetuesit po kërkojnë të marrin përgjigje nëse në këtë armë ka gjurmë të tjera gishtash, përveçse të shoferit të Fatmir Xhafës, për të hequr çdo dyshim nëse kemi të bëjmë me vetëvrasje ose jo. Po ashtu, po verifikohet ende nëse në dorën e të riu ka gjurmë baruti. Nëse konstatohet, atëherë kemi  të bëjmë me një vetëvrasje.

Sipas ‘report tv’,  burime pranë Mjekësisë Ligjore thonë se nëse Qordja do të dërgohej direkt për në spital Shkëlzen Qordja mund të mbijetonte.

Ai ka qenë për minuta të tëra ende me shenja jete, por kur kanë mbërritur kolegët e tij dhe më pas mjekët, ai kishte ndërruar jetë. Shkaqet deri tani janë ende të mistershme, ndërsa po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Policia, në një njoftim zyrtar ka theksuar se dyshimet lidhen me vetëvrasjen, por nuk përjashtohet edhe pista e vrasjes.

Ndërkohë 31-vjeçari është përcjellë për në banesën e fundit mesditën e së dielës. Familja e tij ka qenë mjaft e tronditur dhe ende nuk janë në gjendje të japin një prononcim. Deri më tani Garda e Republikës dhe familja e 31-vjeçarit nuk janë në gjendje të japin një arsye që çoi në vetëvrasjen e shoferit të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Të fundit