Flash News

KRYESORE

Delegacioni i BE reagon për votimin e anëtareve të reja për Kushtetuesen: Presim krijimin e një Gjykate funksionale

Delegacioni i BE reagon për votimin e anëtareve të reja për
Delegacioni i Bashkimit Europian ka përgëzuar vendimin e Kuvendit të Shqipërisë, që sot votoi dy anëtaret për Gjykatën Kushtetuese, Elsa Toska dhe Fiona Papajorgjin. Në reagimin në Twitter, BE thekson se pas këtij hapi është radha e funksionimit të Gjykatës Kushtetuese sa më shpejt të jetë e mundur. Po ashtu nënvizon rëndësine e reformës në drejtësi. “Sot Parlamenti zgjodhi dy anëtarë të rinj të Gjykatës Kushtetuese. Ne e mirëpresim këtë vendim dhe presim krijimin e një Gjykatë funksionale sa më shpejt që të jetë e mundur. Zbatimi i reformës në drejtësi vazhdon dhe është thelbësor për Shqipërinë në rrugën e saj të integrimit në Bashkimin Europian”, shkruhet në një reagim të BE në Twitter.

Të fundit