Flash News

KRYESORE

Demi shënjestron Malën, ka një mesazh dhe për stafin e administratën

Demi shënjestron Malën, ka një mesazh dhe për stafin e

Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, ka folur në lidhje me derbin kundër Tiranës. Ai dha një intervistë për ABC News ku preku një sërë çështjesh shumë të rëndësishme. Ai lëshoi "kunja" për mesfushorin Esat Mala dhe sjelljen e tij, pa harruar dhe një mesazh për administratën dhe stafin teknik. Numri një i klubit e pranon se priste më shumë.

"Çdo ndërmarrje punon me disiplinë. Nuk mundemi që me fanellën e Partizanit të bëjmë çfarë të duam. As unë vetë që jam pronari dhe presidenti nuk mund të bëj ç’të dua me atë fanellë. Është një fanellë që ka shumë peshë mbi supe. Është historia e Shqipërisë, siç janë dhe disa ekipe të tjera, por ndër to është edhe Partizani. Lojtarët ndoshta janë të rinj, janë këta grupimi i menaxherëve, që për opinionin tim janë pak ‘llapa llapa’ shumë.

"Lerda? Edhe një person jashtë trajnerllikut, për t’u ambientuar në një ambient do kohën e vet. Mendoj se futëm një risi. Këtë e gjykojnë teknikët. Nuk jam entuziast aty ku mendoja për investimet që kemi bërë, por shoh që frymë e bashkëpunimit është serioze”, tha Demi.

 

Të fundit