Flash News

KRYESORE

Dëmtimi i Strakoshës, portieri shqiptar flet për gjendjen shëndetësore dhe "kërcënon" Juventusin

Dëmtimi i Strakoshës, portieri shqiptar flet për gjendjen

Portieri shqiptar Thomas Strakosha, i cili është i aktivizuar me Lazion ka folur sa i përket titullit kampion në Itali.

“Kam një problem të vogël, por po rikuperohem. Jam përmirësuar dhe po pres datën e rikthimit. Nuk ka frikë, ne e duam futbollin dhe duam të jemi të lumtur sërish. Të ëndërrosh është gjithmonë mirë, kjo është arsyeja se pse jemi të dytët.

Qëllimi i parë ishte Champions League dhe nuk prisnim gjë tjetër. Tani kemi filluar të besojmë. Mentaliteti ka ndryshuar, pasi kualitetet kanë qenë gjithmonë aty. Më para nuk kishim besim, por Inzaghi na ka përmirësuar. Ne jemi të qetë dhe po e shijojmë situatën. Kam dhe një qëllim personal, pasi duam të jemi mbrojtja më e mirë në fund të sezonit,"- është shprehur Strakosha

Të fundit