Flash News

KRYESORE

Dënimi nga UEFA, reagon Skënderbeu: Drejtësia e pavarur sportive do të konfirmojë pafajësinë tonë

Dënimi nga UEFA, reagon Skënderbeu: Drejtësia e pavarur sportive

Klubi i Skënderbeut ka reaguar pas dënimit të dhënë nga UEFA me përjashtim për 10-vite nga kompeticionet europiane si dhe gjobitjen me 1 milion euro. Klubi thotë se vendimi i UEFA-s pritej të ishte i tillë.

“Siç ishte paralajmëruar nga ana jonë më datë 21 Mars 2018, vendimi i organit juridik të UEFA-s pritej të ishte i tillë, pasi vetë procedimi në këtë institucion paraqet të meta serioze në lidhje me parimin e pavarësisë institucionale dhe garantimin e të drejtave proçedurale të palëve”, shprehet klubi korçar.

Është e qartë për të gjithë shqiptarët se drejtësia sportive e UEFA-s, shprehet Skënderbeu, është tërësisht në funksion të interesave striktërisht private të këtij institucioni dhe të partnerëve të tij.

“Krenarë për sukseset historike, të cilat janë produkt i meritave, mundit dhe sakrificave tona, KF Skënderbeu mbetet besimplotë se drejtësia e pavarur sportive ose civile do të konfirmojë pafajësinë tonë dhe do të rrëzojë vendimin absurd të Komisionit të Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës të UEFA-s. Çmojmë se e vetmja arritje e UEFA-s përmes këtij proçesi është vrasja e kredibilitetit dhe integritetit të këtij institucioni në komunitetin sportiv ndërkombëtar”, përfundon reagimi i klubit të Skënderbeut.

 

Të fundit