Flash News

KRYESORE

Deportimi i turkut, reagon Pollo: Ngjarje e paralajmëruar, ligjet shkelen me dy këmbë

Deportimi i turkut, reagon Pollo: Ngjarje e paralajmëruar, ligjet shkelen

Ish deputeti i PD, Genc Pollo e ka cilësuar një ngjarje të paralajmëruar deportimin e shtetasit turk drejt vendit të tij, pasi autoritetet atje e kanë akuzuar si të dyshuar e pjesë e grupit të Fethullah Gylen.

Në një reagim në rrjetet sociale, Pollo shkruan se ligjet e shtetit e konventat evropiane u shkelën me dy këmbë, pas kësaj ngjarje.

“Policia e Lleshit ditën e parë të vitit të ri (e të kryesisë së OSBE-së) e rrëmben turkun dhe e dërgon pako postale aty ku të drejtat themelore të tij nuk mund të mbrohen. Edi Rama thotë unë nuk di gjë se çfarë bën Lleshi im se më duhet të laj duart. Lleshi nuk bëzan ende. Ligjet e shtetit e konventat europiane shkelen me dy këmbë.

Kronikë e një ngjarjeje të paralajmëruar. Hap tjetër në drejtim të degradimit (banditizimit) të shtetit ligjor.

P. S. Kur diçka e ngjashme ndodhi para dy vitesh në Kosovë kryeministri shkarkoi brenda ditës ministrin e brendshëm”, shkruan ish deputeti demokrat.

Drejt deportimit ‘gylenisti’ që u arrestua disa muaj më parë në Shqipëri

Të fundit