Flash News

KRYESORE

Deputeti i opozitës së re: Vasil Shanto, një pijanec dhe bixhozxhi, në shkolla ende libri i dobët i Agollit; Disa filma të ‘Kinostudios’ të pavlerë, duhen ndaluar

Deputeti i opozitës së re: Vasil Shanto, një pijanec dhe

Deputeti i opozitës parlamentare Artur Roshi në interpelancë me ministren e Arsimit ka ngritur shqetësimin se në shkollat shqiptare ende mësohet për ideologjinë e klasave dhe se janë lënë në hije emra të njohur të letërsisë shqipe.

Duke u ndalur te figura e Vasil Shantos, i cili njihet si simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore dhe që mban emrin e një shkollë në Tiranë, por edhe rrugësh, Roshi e cilësoi si një pijanec dhe bixhozxhi.

“Ka një emër shkolle që quhet Vasil Shanto, kush është kontributi i tij për arsimin?  Zero, thjeshtë një pijetar dhe një bixhozxhi thuhet në zhargon. Nuk ka asnjë emër shkolle me emrin e Mit’hat Frashërit i cili ka hartuar programin e parë arsimor. Fëmijët tanë po vazhdojnë ende të mësojnë luftën e klasave e ideologjinë e saj sepse në historinë e manipuluar vendet janë të zëna.

Ata askushët deri te kriminelët që mitizoi diktatura, vazhdojnë të qëndrojë ende në portën kryesore të historisë, pavarësisht të vërtetës së saj”, tha Roshi, i cili shtoi se “Akoma vazhdon të studiohet romani i dobët i Dritero Agollit “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, vetëm për emocionet ideologjike që u ngjall disa nostalgjikëve, por pa asnjë vlerë reale. Edhe romane të tjerë lihen jashtë vëmendjes si ai i Visar Zhitit, Ali Asllanit, Koliqit, Martin Camajt që nuk përmenden as tangent dhe jo më të jenë pjesë e literaturës së përzgjedhur në maturën shtetërore”, tha deputeti.

Ai kritikoi edhe disa nga filmat e prodhuar në kohën e komunizmit, duke i cilësuar të pavlerë.

“Janë vrarë e përndjekur shumë njerëz në Shqipëri se sa nga luftërat dhe pushtimet e huaj, që ende nuk kanë marrë pronat e tyre e vendin e tyre që u takon në shoqëri , e helmuar keq nga e shkuara që mbahen gjallë nga disa tekste shkollore dhe filma të pavlerë të kinostudios Shqipëria e re, filma që duhen shpallur të ndaluar se përhapin ideologjinë komuniste dhe frymën e luftës mes kategorive të ndryshme shoqërore, që nuk kanë asnjë cilësi. Ky është problemi i vërtetë i arsimit shqiptar në një farë mënyrë, i mësimdhënies në tekstet shkollore që është tejet i politizuar e që bazohet mbi gënjeshtra. Ky realitet duhet ndërruar urgjentisht”, tha deputeti.

Të fundit