Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD: Dorëheqja e zëvendësministrit pa kërkuar ndjesë publike, simbol i degradimit të qeverisë

Deputeti i PD: Dorëheqja e zëvendësministrit pa kërkuar

Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas dorëheqjes së zëvendësministrit të Arsimit, Ervin Demo duke u shprehur se dorëheqja pa kërkuar as ndjesë publike për vjedhjen e punës intelektuale të dikujt tjetër, është simboli i degradimit total të qeverisë dhe partisë që ai përfaqëson.

Boçi shton se është po kaq e papranueshme që Kryetarja e PS të Tiranës, Blerina Gjylameti, vazhdon ende të mbajë mandatin e deputetit.

Posimi i plotë i Boçit:

DORËHEQJE ME PËRBETIM!?

Dorëheqja e zëvendësministrit të Arsimit Ervin Demo, pa kërkuar as ndjesë publike për vjedhjen e punës intelektuale të dikujt tjetër, është simboli i degradimit total të qeverisë dhe partisë që ai përfaqëson.

Përbetimi për besnikëri ndaj Edi Ramës, në vend të ndjesës ndaj shoqërisë, tregon se vjedhja dhe mashtrimi mbrohen, nuk ndëshkohen.

Është e papranueshme heshtja e Ministrisë së Arsimit, e cila, në vend që ta kishte shkarkuar që në fillim, mjaftohet me përbetimin se Ervin Demo do të punojë me besnikëri për partinë dhe shokun Edi Rama.

Është po kaq e papranueshme që Kryetarja e PS të Tiranës, Blerina Gjylameti, vazhdon të mbajë mandatin e deputetit.

Në një vend normal, Blerina Gjylameti, bashkëautore e artikullit plagjiaturë me Ervin Demon, duhet të kishte dhënë gjithashtu dorëheqjen.

Është koha të ndalim së bashku grabitësit e votave, grabitësit e tenderave, grabitësit e artikujve shkencorë, grabitësit e së ardhmes sonë.

Të fundit