Flash News

KRYESORE

Deputeti i PD për vrasjen në Bulqizë: Krimi mund të ishte parandaluar, por policia u harbua në festë

Deputeti i PD, Xhemal Gjunkshi komenton vrasjen e dy ditëve më parë në fshatin Topojan të Bulqizës si ngjarje që mund të ishte parandaluar nga policia.

Sipas tij, ngjarja ka degraduar, pasi një ditë më parë viktima ishte konfliktuar me familjarët e nuses, ndërsa kjo e fundit kishte urdhër mbrojtje.

Reagimi i deputetit:

Skandal...

Policia duke u harbuar në feste , harron ngjarjen.

Ngjarja e ndodhur para 2 ditesh ne Maqellare , mund te ishte parandaluar nese policia do te kishte bere detyren.

Ministri Lleshaj duke defryer policet , u be shkak qe te neglizhohej ngjarja.

Nese policia do kishte shkuar menjehere ne vendngjarje , nese policia do kishte ndjekur autorin , nese policia do kishte marre masa per urdhrin e mbrojtjes te se shoqes ,kjo ngjarje nok do te ndodhte.

Ky ishte "krim i paralajmeruar" dhe policia "qe s'duam" nuk beri detyren !

Ngjarje te njepasnjeshme dhe persona qe levizin lirshem me arme tregojne se policia eshte inekzistente...

Kujtojmë se Adriatik Jella mbeti i vrarë pas një konflikti të ashpër me familjen e gruas së tij. Një ditë më parë i kishte  prerë veshët vëllait të nuses në Maqellarë.

Të fundit