Flash News

KRYESORE

Deputeti i PS kritikon vettingun: Mbroni gjyqtarët që u janë rrëzuar 50% e vendimeve

Deputeti i PS kritikon vettingun: Mbroni gjyqtarët që u janë

Deputeti i PS, Alket Hyseni shprehet kundër mënyrës se si po bëhet rivlerësimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Sipas deputetit të Komisionit të Ligjeve komisioni po heq gjyqtarë dhe prokurorë nga sistemi i drejtësisë duke u bazuar vetëm në komponentin ekonomik dhe jo duke u bazuar në kriteret profesionale, apo integritetin e përfaqësuesve të gjyqësorit.

Ai tha se në kushtet e një ekonomie informale që Shqipëria ka patur, pamundësia për të justifikuar çdo pasuri  e tyre mund të jetë e justifikueshme, shkruan gazeta Panorama.

Sipas tij, në sistemin e drejtësisë ka gjyqtarë të cilëve u janë rrëzuar mbi 50% e vendimeve në Gjykatën e Apelit dhe Gjykatën e Lartë.

“Këto institucione kanë harruar që kanë tre komponentë vlerësimi në punën e tyre, që është komponenti profesional, por edhe i figurës, por ata janë futur në një proces teknik të verifikimit pasuror duke e shndërruar procesin thjeshtë në një strukturë të re të verifikimit pasuror”, u shpreh deputeti i PS.

Të fundit