Flash News

KRYESORE

Deputeti kërkoi lirinë e fjalës, Rama e Ruçi ‘luajnë teatër’ në interpelancën për teatrin

Deputeti kërkoi lirinë e fjalës, Rama e Ruçi

Ndërsa deputeti Kristaq Papa shtroi në nisje të seancës kërkesën për të patur kohën e duhur për lirinë e fjalës, minuta më vonë, gjatë replikës së kryeministrit Edi Rama me deputeten Rudina Hajdari në interpelancën për teatrin kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi “reflektoi duke bërë shembull” vetë Ramën.

Si rrallë herë, Ruçi i ndërpret fjalën kryeministrit në foltoren e Kuvendit, me argumentin se koha e replikës ishte jo më shumë se 3 minuta.

Pas disa sekondash Ruçi i ofron edhe një minutë kohë për të përmbyllur fjalën e nisur, teksa Rama lexonte komentin e një 'demokrati' në Fb.

Nuk transferohet koha zoti kryeministër, hapja edhe një minutë”, tha Ruçi, ndryshe nga herë të tjera që fjala e kryeministrit ka vijuar pa limit kohor.

Megjithatë, Rama e përdori këtë moment si për t’i kthyer përgjigjen deputetit të opozitës mbi fjalën e lirë, duke mos pranuar më të vijojë fjalën, por tha: Shumë faleminderit, e more vesh ti që do fjalën e lirë këtu në Kuvend.

Kujtojmë se në replikat e pak minutave më parë, Rama deklaroi që në krye të herës se për teatrin nuk kishte më asgjë për të thënë dhe i shfrytëzoi replikat për të lexuar deklaratat e disa artistëve që ishin pro shembjes së TK dhe për të lexuar mesazhin  e një ‘demokrati’ në fb, si për të treguar se ishte në interpelancë thjeshtë formalisht.

Të fundit