Flash News

KRYESORE

Deputeti Paloka i kërkon llogari gazetës: Pse s’keni shkruar asnjë rresht për opozitën?!

Nënkryetari i PD-së Edi Paloka është shprehur i habitur me faktin se gazeta Panorama në faqen e parë të numrit të sotëm nuk ka shkruar asnjë rresht për qëndrimet e opozitës.

Deputeti Paloka shprehet se ky është një rekord negativ i gazetës më te madhë në vend teksa ironizon duke thënë se uron që ky të jetë vetëm efekti i vapës.

“Rekord vere?! Panorama është pa pikë dyshimi gazeta më e madhe në vend. Megjithatë sot ajo ka arritur një rekord tjetër: ja ka dalë të mos japë në asnjë rresht të vetëm të faqes së parë asnjë qëndrim të opozitës, ndërkohë që të paktën 4 tituj i janë rezervuar qeverisë. Uroj të jetë vetëm efekti i vapës...”, përfundon Paloka.

[caption id="attachment_177537" align="alignnone" width="553"] Ballina e gazetë Panorama - 1 gusht 2018[/caption]

Të fundit