Flash News

KRYESORE

Deputeti i ri i PD godet fort Ilir Metën: Suksesi i tij ngrihet mbi mjerimin e shqiptarëve

Deputeti i ri i PD godet fort Ilir Metën: Suksesi i tij ngrihet mbi

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka goditur fort presidentin Ilir Meta, për suksesin e të cilit thotë se është ngritur mbi mjerimin e shqiptarëve. Shehaj thekson se parada presidenciale e 24 korrikut shënoi ngjitjen në majë të së keqes dhe fajtore për këtë është e klasa politike dhe media.

Reagimi i Agron Shehajt:

SUKSESI POLITIK I ILIR METËS NGRIHET MBI MJERIMIN E SHQIPTARËVE

Të hënën, shqiptarët panë se si u nderua Presidenti i ri i Republikës së tyre, Ilir Meta. Politikani që në 27 vite 'i mori me radhë' postet më të larta të shtetit: deputet,

Kryeministër, zv/Kryeministër, Kryetar Kuvendi dhe, tashmë, President.

Parada presidenciale e 24 korrikut, fatkeqësisht, shënoi ngjitjen në majë të së keqes. 'Suksesi politik' i Ilir Metës dhe klanit të tij, janë në përpjestim të zhdrejtë me nivelin e jetesës së shqiptarëve të thjeshtë.

Sigurisht, ai nuk është i vetmi.

Bashkëfajtore e tij është klasa politike e 27 viteve të fundit. Media që hesht dhe analistët që flasin për çdo gjë, përveç asaj që është e rëndësishme. Sepse, ndërkohë që elita celebronte Presidentin e ri, pjesa tjetër e Shqipërisë vazhdonte në mes të varfërisë, korrupsionit dhe mungesës së shpresës.

A janë atletet e Kryeministrit çështja e ditës, në një vend ku të rinjtë, të pashpresë, largohen çdo ditë? A është kostumi i Monikës çështja e ditës, në një vend ku brenda ditës humbin jetën katër pushues?

Ky është luksi vezullues i elitës i ngritur mbi grumbullin e plehut të mjerimit të shumicës.

Pamundësi e shumicës dhe shurdhëri e elitave është uji që mungon. (Edhe pse nuk e kemi, prapë ja rrisin çmimin). Plazhet 'popullore' që, as pastrohen dhe as ruhen, dhe ku mbyten katër vetë brenda ditës. Shqipëria e mbytur në plehra. Dhuna e paaftësisë dhe babëzia e korrupsionit që ushtron administrata. Varfëria migjeniane dhe pamundësia për të ngritur zërin.

E qëllimshme dhe djallëzore, kjo shmangie nga realiteti i hap rrugë së keqes. Prej 27 vitesh sundon mashtrimi dhe humb drejtësia; sundon krimi dhe humbasin të pafuqishmit; punon i varfri dhe pasurohet mashtruesi.

Këto akte të përditshme na shpalosin, të qartë dhe therëse, dramën tonë kombëtare: të rinj që largohen e marrin me vete potencialin dhe shpresën për ta bërë Shqipërinë një vend, edhe më të mirë, edhe të të gjithëve.

Të fundit