Flash News

KRYESORE

Detaje nga krimi i trefishtë në ‘Astir’, autori u nda me vajzën e çiftit në Suedi, bënte përgjegjës prindërit e saj

Detaje nga krimi i trefishtë në ‘Astir’, autori u nda me

Zbardhen detaje të reja lidhur me krimin e trefishtë në zonën e ‘Asitirt’ mëngjesin e sotëm.

Sipas gazetares së ‘news 24’, Dorjana Bezat konfliktet mes dhëndrit (jo i celebruar) Majlind Lala dhe çiftit Bujar dhe Xhevaire Mata kishin nisur prej javësh, pasi i bënte si përgjegjës për ndarjen me vajzën e tyre, Nevila.

Me këtë të fundit, ai kishte bashkëjetuar prej më shumë se një viti në Suedi. Pak kohë më parë, të rinjtë ishin ndarë, megjithatë Nevila nuk kishte pranuar të kthehej në Shqipëri siç veproi Majlindi. Ky i fundit bënte përgjegjës prindërit e vajzës për gjithë situatën e ndodhur, ndaj sot në mëngjes kishte pritur sa të hapnin derën e jashtme, duke nisur fillimisht një konflikt verbal mes tyre dhe më pas i ka qëlluar me armë zjarri në banesë në rrugën ‘Kristaq Mone’ në zonën e Astirit.

Pas krimit, Lala është vetëvrarë duke qëlluar veten fillimisht me një mjet prerës dhe më pas duke u hedhur mbi kangjellat e banesës së vjehrrit.

Ai është gjetur me shenja jete nga fqinjët, por ka ndërruar jetë në spital.

Të fundit