Flash News

KRYESORE

Detaje nga vrasja në Laç, 24-vjeçari u qëllua me armë pas sherrit për parkimin

Detaje nga vrasja në Laç, 24-vjeçari u qëllua me

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi qytetin e Laçit.

Një i ri u qëllua për vdekje me armë zjarri në afërsi të stadiumit. Sipas policisë, i pajetë mbeti 24-vjeçari Viktor Shkorreti, pas një sherri për vendin e parkimit.

“Në afërsi të stadiumit në Laç – Kurbin, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.SH. 24 vjeç.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Në ndihmë të Policisë Vendore, për të bërë të mundur zbardhjen sa më shpejt të ngjarjes, janë nisur një grup specialistësh nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në Departamentin e Policisë Kriminale.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Kurbin dhe FNSh, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit