Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga atentati në “Vasil Shanto”/ U hodh në erë me eksploziv të telekomanduar, drejtuesi i mjetit, në gjendje kritike për jetën

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur në urën e Nisharakut në Selitë, i cili tronditi pak minuta më parë kryeqytetin. Nga të dhënat e deri më tanishme, mësohet se ngjarja është një atentat i mirëfilltë sipas policisë, ndërsa në automjetin e shpërthyer ndodhej vetëm drejtuesi i mjetit, i cili ka mbetur i gjymtuar nga shpërthimi.

Personi, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, u transportua menjëherë në spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Automjeti, në momentin e shpërthimit, ka qenë në lëvizje e sipër duke u futur në urën e Nisharakut. Vlen të theksohet se nga shpërthimi në mënyrë të kontrolluar nuk ka kalimtar të rastit të lënduar, pavarësisht se ngjarja ka ndodhur në një zonë mjaftë të frekuentuar nga publiku duke shkaktuar kaos dhe panik.

Policia vijon verifikimet e mëtejshme për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

 

 

 

 

 

Të fundit