Flash News

KRYESORE

Detaje të reja nga “One if-By Land”, kush është polici që dekonspiroi mega-operacionin që goditi 7 grupet kriminale

Detaje të reja nga “One if-By Land”, kush është

Zbardhen detaje të reja nga mega-operacioni “One if-By Land” që goditi 7 grupe kriminale, në sajë të cilit u arrestuan 39 persona. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, sipas policisë ata dërgonin njerëz në SHBA, Kanda dhe Angli, duke u falsifikuar pasaportat.

Por, duket se ky operacion i madh ka ndeshur probleme gjatë kohës që po zhvillohej në terren, pasi sipas  SHÇBA është dekonspiruar nga një polic.

Sipas “News 24” operacioni është dekonspirua nga polici Adriatik Bakiasi, por është zbuluar në kohë nga  SHÇBA dhe në këto kushte ka ndryshuar taktikë. SHÇBA e monitoroi të gjithë operacionin për mosdaljen e sekretit, pasi që në fillim pati dyshime të forta për dekonspirim.

Operacioni

Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë. 

Për çdo person paguhej nga 7 000 paund për në Mbretërinë e Bashkuar dhe nga 25 000 deri në 30 000 dollarë për në ShBA dhe Kanada.

Pjesëtarët e këtyre grupeve kriminale përmes veprimeve aktive ndihmonin shtetasit shqiptarë të interesuar për të emigruar në mënyrë të paligjshme drejt vendeve të mësipërme, duke falsifikuar dokumente udhëtimi dhe identiteti të vendeve të BE-së.

Gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.

Ata janë:

• Ç. M., 53 vjeç, lindur e banues në Pogradec me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.

  • I. I., 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
  • E. M., 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
  • Gj. U., 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.

Të fundit