Flash News

KRYESORE

Detaje të reja për autorin e vrasjes së Devi Kasmit; i gjetën 20 mijë euro dhe foton e një femre

Detaje të reja për autorin e vrasjes së Devi Kasmit; i

Janë zbuluar detaje të reja  për autorin e vrasjes së Devi Kasmit më 29 janar në Tiranë. Në procesverbalin e Prokurorisë shkruhet se shtetasit grek Eftimiu Eftimiu, iu gjetën 365 mijë lekë të reja dhe 20 mijë euro. Po ashtu, gjatë kontrollit iu gjet edhe një patentë me emrin e tij, një dokument në gjuhën  greke me foton e një femre.

Gjatë dëshmisë së tij në polici, Eftimiu nuk ka dhënë shumë shpjegime dhe ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Ai ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur si turist. Policia bën me dije se greku ka hyrë në Shqipër para dy muajsh dhe një javë para se të ekzekutohejDevi Kasmi është parë duke lëvizur rreth palestrës së viktimës. 

Të fundit