Flash News

KRYESORE

Detajet/ Vëllezërit indianë u larguan nga Shqipëria ditën që politiko.al publikoi lajmin

Detajet/ Vëllezërit indianë u larguan nga Shqipëria

Zbardhen detaje të reja lidhur me lëvizjet e dy vëllezërve indianë, të shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale të mashtrimit dhe pastrimit të parave në Indi, ndërkohë që autoritetet e këtij shteti po kërkojnë ekstradimin e dy biznesmenëve.

Nitin dhe Chetankumar Sandesara  akuzohen për mashtrime bankare që arrijnë shifrën e 1 miliard eurove në Indi, ndërsa kanë arritur të zhvillojnë aktivitete financiare dhe diplomatike në vendin tonë, edhe pse në Indi po zhvillohet proces gjyqësor.

Mësohet se ata janë larguar nga Shqipëria më 20 mars, nga aeroporti i Rinasit me avion ‘Charter’, pikërisht ditën kur politiko.al denoncoi e para skandalin.

Pak ditë më parë, Interpol Tirana njoftoi arrestimin e njërit nga bashkëpunëtorët e dy vëllezërve biznesmenë nga India,   Hiteshkumar Patel .

Ai është vëllai i bashkëshortes së Cetan Sandesaras, i cili ishte dhe një nga drejtuesit më të lartë të kompanisë “Sterling Biotech” dhe sipas mediave indiane, arkitekti që krijoi skemën gjigante të mashtrimit financiar dhe u arrestua në aeroportin e Rinasit, në dalje nga territori i Republikës së Shqipërisë.

Autoritetet indiane akuzojnë dy biznesmenët se me qëndrimin në Shqipëri po i shmangeshin procesit gjyqësor që kishte nisur në vendin e tyre.

Të fundit