Flash News

KRYESORE

Dha dorëheqjen nga Akademia e Shkencave, flet Gudar Beqiraj: Si më bindi Meta dhe çfarë bëri Rama

Dha dorëheqjen nga Akademia e Shkencave, flet Gudar Beqiraj: Si më

Ish-kryetari i Akademisë së Shkencave, Gudar Beqiraj tregon të gjitha arsyet që e çuan në dorëheqje. I ftuar ekskluziv në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Beqiraj detajet nga biseda me presidentin e republikës Ilir Meta por edhe marrëdhëniet me kryeministrin Rama. Beqiraj bëri një radiografi të gjendjes së kësaj akademie por edhe mënyrës që sipas tij mund të dalë nga kjo gjendje. 

”Nuk më kishte shkuar kurrë ndër mend të jepja dorëheqjen. Isha zgjedhur brenda rregullave të përcaktuara dhe nuk kisha asnjë dilemë. Por presidenti i Republikës Ilir Meta, të cilin e kam patur student, pas dy muajsh nga zgjedhja ime si kryetar, më thirri në zyrë dhe më sugjeroi të dorëhiqesha. Unë u binda. Nuk mund të merrja unë koston e asgjësimit të Akademisë.

Tani jam vërtetë i çliruar nga një peshë që nuk kishte pse ta kisha unë. Ishte një sugjerim i drejtë i zotit Meta edhe pse unë mund të vazhdoja punën normalisht sepse ligji nuk përcakton zhdekretim, as afat dhe në këtë mënyrë unë isha komod ligjërisht. Por kjo nuk do ishte zgjidhje sepse quhej konflikt.

Sa i përket kryeministrit Rama unë nuk e kam takuar prej shumë vitesh. Me të kurrë nuk kam patur as mosmarrëveshje, e as kontakt. Madje në vitin 2008 kur ishte kryetar i Bashkisë më dha titullin nder i qytetit të Tiranës. Kam përshtypjen se ka marrë këshilla të gabuara. Ka një fakt interesant. Vetëm dy orë përpara se të takoja Metën, kryeministri Rama kishte dhënë aprovimin për dhënien e fondeve për akademinë e shkencave, pra kishte kthyer atë që kishte premtuar se nuk do ta jepte”, u shpreh ndër të tjera Beqiraj. .

 

Të fundit