Flash News

KRYESORE

Dhuronte rrogën e deputetit për vajzat jetime nga Kukësi, Shehaj tregon çfarë do të ndodhë tani me to pas dorëzimit të mandatit

Agron Shehaj ka dhënë dorëheqjen bashkë me kolegët e tjerë të Grupit Parlamentar të PD, ndaj nuk do mund të marrin as rrogën e deputetit.

Agron Shehaj rrogën e tij të deputetit e jepte për 6 motrat jetime nga Kukësi. I ftuar në News 24, i pyetur se çfarë do të ndodhë me vajzat tashmë që nuk është deputet dhe nuk paguhet, Shehaj u përgjigj:

“Unë nuk di që ato vajza të kenë të ardhura të tjera, për momentin varen vetëm nga rroga që i kaloj. Do vazhdoj t’i jap të njëjtën shumë që u jap jo nga të ardhurat si deputet por nga të miat. Nuk dua që ato të vuajnë vendimin që kemi marrë ne për djegien e mandateve”.

Të fundit