Flash News

KRYESORE

Digjet gjatë natës makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Tiranë, policia: Zjarrvënie e qëllimshme

Është përfshirë në flakë gjatë orëve të natës makina e drejtoreshës së Qendrës Sociale në Kombinat.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ku makina tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale.

Sipas policisë, ngjarja dyshohet se është e qëllimshme.

“Më datë 01.10.2018, rreth orës 02:50, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka marrë flakë mjeti i parkuar tip “Benz”, me targë AA550TN, në pronësi të shtetases M. A., (Drejtoreshë e Qendrës Sociale në Kombinat).

Mjeti është djegur plotësisht dhe ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Po punohet intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit”, sqaron paraprakisht policia.

Të fundit