Flash News

KRYESORE

Digjet në orët e para të mëngjesit makina e kreut te Bashkisë Vlorë, Dritan Leli; Detajet e para nga policia

Digjet në orët e para të mëngjesit makina e kreut te

Është përfshirë në flakë automjeti që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli.

Sipas të dhënave të para nga policia, ngjarja ka ndodhur në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës rreth orës 04:26 dhe se automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë ishte parkuar gjatë natës pranë pallatit ku banonte shoferi i Lelit.

“Më datë 10.10.2019, rreth orës 04:26, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë pranë zyrave të punës, ka marrë flakë automjeti tip Range Rover në pronësi të Bashkisë Vlorë (mjet që përdorej nga Kryetari i Bashkisë Vlorë), ku si pasojë e flakëve ka marrë zjarr edhe një automjet tjetër tip Ford, parkuar në afërsi.

Drejtuesi i mjetit Range Rover, shtetasi E.T (shoferi i Kryetarit të Bashkisë) e kishte parkuar mjetin pranë pallatit ku banon. Ndërsa mjeti tjetër tip Ford është në pronësi të shtetasit B.A.

Si pasojë e flakëve, të dy mjetet janë dëmtuar plotësisht.

Policia ka ngritur një grup hetimor me qëllim kryerjen e hetimeve të mëtejshme në lidhje me përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sqaron policia.

Të fundit