Flash News

Ditari i Maxhorancës

As në Durrës, as në Vlorë, analisti zbulon ku do të kandidojë Rama si deputet në 2025

As në Durrës, as në Vlorë, analisti zbulon ku do të

Duket se kryeministri Edi Rama do ndërrojë 'destinacion' për të kandiduar si deputet në zgjedhjet e 2025-ës.

Këtë herë, për analistin Lorenc Vangjeli, Rama nuk kandidon as në Durrës e as në Vlorë siç veproi në zgjedhjet e kaluara, por do të ngjitet deri në Shkodër. 

Vangjeli u shpreh në Debat në A2 CNN se kryeministri ka rigjetur dashurinë për Shkodrën.

“Me shpirt, kam përshtypjet te dashuria e tij e rigjetur për Shkodrën. Shkodra ka qenë basti i madh i tij. Shkodra ka qenë si një grua për të dyja palët. PD-ja e mendonte si një grua që e kishte në shtrat dhe çfarë do që t’i bënte, ta dhunonte, ta mbante mbyllur, ajo nuk do të largohej nga shtëpia. Ndërkohë, PS-ja e shihte si një bukuroshe, tek e cila nuk kishte asnjë shans. Megjithatë, iu afrua, e mori. Nëse Rama do të kishte mundësi, do ta merrte në krah Lungomaren e Vlorës dhe do ta çonte në Shkodër. Do të thoshte: Erdha dhe ua solla.

E shoh Ramën në Shkodër, pasi është një nga qarqet që përcakton ngjyrën e qeverisjes. Tirana, Shkodra, Vlora, Elbasani dhe Durrësi, kushtëzojnë edhe ngjyrën e qeverisjes. Sa kohë që Rama thotë, unë do të hidhem në këtë lumë dhe të gjithë të tjerët do të hidhen pas meje”, tha Vangjeli.

Të fundit