Flash News

Ditari i Maxhorancës

Balluku: Familjet me vila luksoze që shpenzojnë 5 mijë kWh, do ta paguajnë energjinë më shtrenjtë

Balluku: Familjet me vila luksoze që shpenzojnë 5 mijë kWh, do ta

Pasi qeveria njoftoi rivendosjen e fashave për energjinë elektrike, ministrja Belinda Balluku tregoi sot mënyrën e re të aplikimit për çmimin e energjisë.

Balluku tha se ata konsumatorë familjarë të cilët shpenzojnë më shumë se 5 mijë kWh, me vila luksoze, do të paguajnë një çmim më të lartë të energjisë elektrike se konsumatorët e tjerë.

Ministrja tha se tejkalimi i fashës deri në 5 mijë kWh nuk e justifikon të qenit familjar.

“Ne do të vijojmë të aplikojmë të njëjtin çmim për abonentin familjar, por nëse do të jetë konsum 700 apo 800 KËH dhe kemi identifikuar edhe abonentë familjarë me 5000 KWH që është një shifër që nuk e justifikon as fjalën familjar por është edhe e drejta e çdo abonenti. Mund të kenë vila luksoze, por do të paguajnë të paktën me çmim më të lartë se çfarë sot paguhet nga qytetarët që e paguajnë me nevoja bazike. Nuk do të them me çmimet e tregut se ndoshta nuk do ta përballonte dot as ky lloj konsumatori”, tha Balluku.

Të fundit