Flash News

Ditari i Maxhorancës

Dosja Balluku/ "Do vë para përgjegjësisë “mustaqen” e ASL!", si u organizua takimi me turqit për tunelin e Llogarasë

Dosja Balluku/ "Do vë para përgjegjësisë

Në një nga bisedat e datës 2 nëntor 2021, ish kreu i ARSH, Ervis Berberi i kërkon zv.kryeministres Belinda Balluku të caktojë një ditë për takimin me Abdulkadir Kart, pronar i kompanisë “ASL”, të cilin ai e quan me shaka “plaku i ASL”, duke i thënë se biznesmeni kishte nënën në intubim.

Sipas aktit të ekspertimit të celularit të sekuestruar Berberit, në dosjen e SPAK për zëvendëskryeministren Belinda Balluku, ku flitet edhe në lidhje me komunikimin që ajo ka me ish-kreun e ARRSH, Evis Berberi për tenderin e tunelit të Llogarasë, komunikimet në aplikacionin “Signal Private Messenger” tregojnë mënyrën se si ata diskutohej për afatet, kontratat dhe regjistrimin e kompanive fituese në QKB, ndërsa nuk mungojnë as batutat dhe ironitë për përfaqësuesit turq të kompanive “ASL” dhe “Intekar”, fituese të tenderit me vlerë rreth 190 milionë euro.

Pjesë nga dosja: 

“Kur do ta bëjnë kompaninë”, i dërgon SMS Belinda Balluku vartësit të saj.

“Po pret letrat e ASL dhe do e regjistojë. Po tha vendoseni si kusht në kontratë që do paguhen në kompanine që do hapet e regjistrohet në Shqipëri që ta firmosë të hënën”, i shprehet Evis Berberi.

Ky i fundit bisedon me Ballukun edhe detajet lidhur me vendin se ku do të firmoset kontratat me turqit, orarin dhe nëse duhet të jetë vetë i pranishëm kur ministrja të takohej me Abdulkadir Kart.

“Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”, i shkruan ai.

Kurse, Balluku i përgjigjet: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok. Mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.

“Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”, i drejtohet ish-kreu i ARRSH-së.

“Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”, shprehet Belinda Balluku në bisedat.

Në datën 02.11.2021, në orën 15:57, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Kur e ke per mbare te takosh plakun e ASL qe ti them te vi, se te emen ne intubim. Ti them te enjten?”.

Në orën 16:06, Belinda Balluku: “Diten qe do firmosi, pra neser ose pasneser Pse gjalle e ka nenen ai ?”.

Në orën 16:06-16:07, Evis Berberi: “Ok Po he pra Gjalle e paska”.

Në orën 16:53, Evis Berberi: “Vdiq e ema ASL me shume mundesi vjen te henen mgith do lajmeroj prape”.

Në orën 16:54, Belinda Balluku: “Te rrojme vete, ca te them”.

Në datën 05.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen dhe ikin te marten dhe jane dakort me draft kontraten”.

Në orën 14:29, Belinda Balluku: “Suuuuper.. Kur do ta bejne kompanine”.

Në orën 14:29-14:32, Evis Berberi: “Po pret letrat e ASL dhe do e regjisto, Rregjistroj. Po tha vendoseni si kusht ne kontrate qe do paguhen ne kompanine qe do hapet dhe rregjistrohet ne Shqiperi. Qe ta firmose te henen”.

Në orën 16:45, Belinda Balluku: “Sigurish?”.

Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular “Blackberry”, model “BBF100-6”, të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënava teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular, kanë rezultuar komunikime në aplikacionin “Signal Private Messenger” ndërmjet shtetasve Belinda Balluku dhe Evis Berberi, si më poshtë:

Në datën 06.11.2021, në orën 14:18, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit vine te henen ne 8 te mgjs dhe ikin ne 18.00 po te henen. Kontraten te firmosim ne ARRSH? Ne cfare ore do qe te vi Plaku ASL te takoj?”.

Në datën 08.11.2021, në orën 08:44, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin: “Turqit e lashe ne 10 per kontraten pastaj shkoj atje Ok”.

Në orën 08:45, Belinda Balluku: “Po po, mbaro kontraten se eshte super e rendesishme, me lajmeroni kur te mbyllet procesi Beni 5 foto Por mos I publikoni”.

Në orën 08:45, Evis Berberi: “Ok”.

Në orën 08:46, Belinda Balluku: “Kemi”.

Në orën 08:46, Evis Berberi: “?”.

Në orën 13:35, Evis Berberi: “Une duhet te vi bashke me ASL ne 14.30 ?”.

Në orën 13:42, Belinda Balluku: “Jo jo e kam vetem qe te ve para pergjegjesise mustaqen”.

Në orën 13:42, Evis Berberi: “Ok”.

Të fundit