Flash News

Ditari i Maxhorancës

Drejtimi politik i PS në Tiranë, ky të jetë roli i Veliajt, Spiropalit dhe Manastirliut

Drejtimi politik i PS në Tiranë, ky të jetë roli i Veliajt,

Asambleja e Partisë Socialiste nuk solli asnjë të mirë për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

Kjo pasi, pushteti i tij në qarkun Tiranë u zvogëlua trefish, me ndryshimet që Rama bëri në prag te nisjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e vitit 2025.

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, i cili e ka drejtuar fushatën e Partisë Socialiste në qarkun e Tiranës në dy zgjedhjet e fundit, do ta nbdajë tashmë këtë funksion me kryparlamentaren Elisa Spiropali dhe ministren e Arsimit Ogerta Manasterliu.

Mësohet se Veliaj do të jetë drejtues politik për të gjithë qarkun, Ogerta Manastirliu do të merret me strukturën e partisë në bashkinë Tiranë ndërsa Elisa Spiropali do të merret me strukturën e partisë në bashkitë e tjera të qarkut: Kamëz, Vorë, Rrogozhinë dhe Kavajë.

Të fundit