Flash News

Ditari i Maxhorancës

Efektivi shtyu gazetaren drejt greminës/ Çuçi: Zero tolerancë! Do ndiqet penalisht

Efektivi shtyu gazetaren drejt greminës/ Çuçi: Zero

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar pas incidentit të djeshëm në Qafë Mollë, ku një efektiv i policisë ka shtyrë drejt greminës gazetaren e Top Channel Anila Hoxha teksa ishte duke raportuar dhe operatorin.

Me një postim në Facebook, Çuçi njofton se efektivi i shkarkuar menjëherë pas incidentit, do të ndiqet penalisht. Ministri i bën thirrje efektivëve të tregohen të kujdesshëm me detyrën për të mos rrezikuar përjashtimin nga radhët e uniformave blu.

“Lidhur me incidentin e ndodhur një ditë më parë me gazetaren Anila Hoxha, dua t’ju informoj se efektivi i policisë është larguar nga detyra. Drejtori i Policisë së Shtetit dhe drejtori i SHÇBA kanë komunikuar menjëherë me gazetaren, si dhe në bazë të kallëzimit të saj efektivi do të ndiqet penalisht. I kërkoj ndjesë dhe e falënderoj znj. Hoxha, si dhe iu bëj thirrje gjithë qytetarëve që ndeshen me efektivë të tillë policie të mos heshtin, por t’i denoncojnë. I garantoj se toleranca për këto shfaqje të shëmtuara si ajo e një dite më parë do të jetë zero. Gjej gjithashtu rastin t’u bëj thirrje efektivëve të Policisë së Shtetit të mos ia lejojnë vetes të bien në këtë nivel, që i përjashton ata automatikisht nga radhët e uniformave blu”, shkruan Çuçi.

Incidenti ndodhi dje teksa gazetarja Hoxha ishte duke raportuar nga zona e quajtur Qafë Mollë pas gjetjes së trupit të pajetë të biznesmenit të zhdukur Ruzhdi Hoxha, pikërisht në atë zonë. Efektivi i policisë iu është afruar, iu ka kërkuar të largohen duke i shtyrë me forcë drejt greminës.

 

Të fundit