Flash News

E-TJERA

Shtyu gazetaren drejt greminës/ Pezullohet nga detyra polici, Gledis Nano urdhëron hetim

Shtyu gazetaren drejt greminës/ Pezullohet nga detyra polici, Gledis Nano

Një incident ndodhi pasditen e sotme mes një efektivi të policisë dhe gazetares Anila Hoxha, e cila po kryente detyrën e saj në Qafë Mollë, në zonën e Dajtit, aty ku u gjet trupi i pajetë i biznesmenit Ruzhdi Hoxha.

Efektivi e ka shtyrë gazetaren, e cila ishte para shiritin që policia kishte vendosur për të rrethuar zonën ku ishte gjetur viktima. Veprimi i dhunshëm i punonjësit të policisë ishte i rrezikshëm, pasi Hoxha rrezikonte të binte në greminë, por fatmirësisht është mbajtur te degët e një peme.

Policia ka marrë masa të menjëhershme ndaj efektivit me iniciale SH.T., duke e pezulluar nga puna. Policia e Shtetit bën me dije se drejtori i përgjithshëm Gledis Nano ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për nisjen e menjëhershëm të hetimit administrativ me qëllim sqarimin e rastit.

Mbi këtë inicident ka pasur reagime të shumta nga kolegët e Hoxhës dhe nga Unioni i Gazetarëve. Ky i fundit dënoi ashpër sjelljen e dhunshme të efektivit, duke nënvizuar se ky është një akt i përsëritur i punonjësve të policisë ndaj gazetarëve dhe operatorëve. Unioni kërkoi nga autoritetet përgjegjëse veprime ndëshkuese ndaj efektivit, masë e cila nuk vonoi.

 

Të fundit