Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmet kibernetike, Rama thotë se ishte i gatshëm të fuste në luftë NATO-n me Iranin

Sulmet kibernetike, Rama thotë se ishte i gatshëm të fuste

Situata lidhur me sulmet kibernetike nuk është aq jo serioze sa e paraqet kryeministri Edi Rama për shqiptarët. Ka qenë po kryeministri, i cili në një prononcim për “Politico.eu” tha se kishte menduar të evokonte “Nenin 5” të NATO-s.

Ky nen parashikon se nëse një vend i NATO-s sulmohet, atëherë të gjithë vendet antare konsiderohen të sulmuar, çka nënkupton edhe kundërpërgjigjen në bllok të aleancës.

Pra, Rama ka menduar për një moment që të fuste në luftë NATO-n me Iranin, të cilin e bën përgjegjës për sulmet kibernetike.

“Kam shumë respekt për miqtë dhe aleatët tanë për t’u thënë atyre se çfarë duhet të bëjnë. Ne jemi gjithmonë shumë të kujdesshëm që të jemi shumë të përulur në vlerësimet tona. Ishte e tepërt për ne të mendojmë dhe të arrijmë në vendimin se duhet t’i kërkojmë NATO-s të nxisë Nenin Pesë”, deklaroi Rama.

Neni 5 është vënë në veprim vetëm një herë, pas sulmeve të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara.

Për sulmet kibernetike, Rama thotë se “Është si të bombardosh një vend”. Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet diplomatike me Iranin si kundërpërgjigje, që besohet se është hera e parë që një komb e ndërmerr këtë hap për shkak të një sulmi kibernetik.

Të fundit