Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gara në PS për Tiranën, Braçe i drejtohet KQZ për votat e tij

Gara në PS për Tiranën, Braçe i drejtohet KQZ për
Deputeti socialist Erion Braçe ka ndërmarrë një hap të ri pas deklarimit publik të ambicies për të kandiduar për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Pak ditë pasi shprehu gatishmërinë për të hyrë në garë, Braçe i është drejtuar zyrtarisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar informacion të detajuar mbi numrin e votave që ka marrë në të gjitha zgjedhjet ku ka qenë kandidat për deputet.

Në shkresën e depozituar më 24 mars, ai kërkon të dhëna për performancën e tij elektorale që prej vitit 1996, kur u zgjodh për herë të parë në qarkun e Beratit, si dhe për mandatet më të fundit në zonën e Lushnjës.

Kjo lëvizje vjen vetëm katër ditë përpara deklaratës së tij në Asamblenë e socialistëve në Njësinë 5 në Tiranë, ku ai u shpreh i vendosur për të kërkuar mbështetje më të gjerë politike në kryeqytet.

Gjatë asaj mbledhjeje, Braçe theksoi nevojën për një riorganizim brenda strukturave socialiste, duke nënvizuar se do të synojë mbështetjen jo vetëm të Njësisë 5, por të gjithë anëtarësisë në Tiranë.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama vijon të konsiderojë si një nga emrat më të favorizuar për garën në kryeqytet ministren Ogerta Manastirliu.

 

Dokumenta bashkëngjitur

Të fundit