Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjuha e Ramës në Bruksel “përplas” sekretaren e PS me këshilltaren e Metës: Prej atij fjalimi Bullgaria hoqi veton

Gjuha e Ramës në Bruksel “përplas” sekretaren e PS me

Gjuha e përdorur nga kryeministri Edi Rama gjatë Samitit të BE-së në Bruksel ka “përplasur” këshilltaren e presidentit për çështjet e Integrimit, Ilda Zhulalin dhe sekretaren për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në PS, Romina Kukon.

Zhulali tha për “Dekalog” se fjalimi i Ramës ishte i papranueshëm, ndërsa akuzoi kryeministrin se u tall me Ukrainën.

Ndërsa Kuko e kundërshtoi, duke thënë se fjalimi i Ramës kishte vetëm të vërteta dhe ndikoi në heqjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

Zhulali: “Është e papranueshme në të gjitha drejtimet ato që tha Rama në fjalim. Kritikoi BE që është e vetmja alterantivë për Shqipërinë. Kryeministri duke i paraprirë këtij takimi u përfshi në një proces lobimi për “Open Balkan” dhe përjashtoi Kosovën. Por jo vetëm kaq. Rama u tall me Ukrainën”.

Kuko: “Ky fjalim kishte vetëm të vërteta. Ai ka krjuar trazira në mikrobotën shqiptare. Duhet të kuptojmë që ishte ky fjalim që ndikoi në vendimin e Bullgarisë për të hequr veton ndaj Maqedonisë së Veriut”.

 

Të fundit