Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjykata e Vlorës i jep mandatin Vangjel Tavos

Gjykata e Vlorës i jep mandatin Vangjel Tavos

Gjykata e Vlorës i ka dhënë Vangjel Tavos mandatin si kryetar i Bashkisë së Himarës.

Pasi është njohur me dokumentacionin përkatës, Gjykata e Vlorës e ka vlerësuar të ligjshëm dhe më pas i ka dhënë mandatin për drejtimin e bashkisë së Himarës.

Tavo tashmë pritet të betohet në Këshillin Bashkiak për të marrë detyrën, pasi mandati u konfirmua edhe nga KQZ më 12 shtator.

Si KAS ashtu edhe Kolegji Zgjedhor, certifikuan zgjedhjet në Himarë, duke vlerësuar se rezultati është i pakontestueshëm, pasi nuk është konstatuar asnjë shkelje që do të ndryshonte rezultatin zgjedhor.

Zgjedhjet në Himarë u përsëritën më 4 gusht, pasi mandati i Belerit u shpall pavlefshëm për shkak të dënimit nga Apeli i GJKKO me 2 vite burg për blerje votash.

Tavo, Kandidati i socialistëve fitoi me një diferencë prej 1477 votash kundrejt rivalit opozitar Petro Gjikuria.

Të fundit