Flash News

Ditari i Maxhorancës

Gjylameti del “kundër” Ramës, merr pamjet nga KQZ pas humbjes së mandatit

Gjylameti del “kundër” Ramës, merr pamjet nga KQZ pas

Gara brenda llojit në listat e hapura të Partisë Socialiste krijoi pakënaqësi tek disa kandidatë, të cilët i kërkuan Komisionit Qendror të Zgjedhjeve pamjet filmike të numërimit të votave me pretendimet për parregullsi.

Por, dje kryeministri Edi Rama u dërgoi një mesazh deputetëve socialistë që kishin kërkuar pamjet e numërimit duke u kërkuar që të hiqnin dorë nga ky akt. 

Gazetari i euronews Albania Ervin Koçi tregoi në emisionin Now se Blerina Gjylameti, ndryshe nga 3 socialistët Etilda Gjonaj, Xhemal Qefalia dhe Frrok Gjini në qarkun Shkodër, i ka marrë pamjet e kërkuara nga KQZ me numërimin e votave edhe nuk ka bërë ankim në KQZ.

Marrja e pamjeve nuk do të thotë që do të bësh ankim, mund t’i shohësh dhe t’i ruash. Qefalia është tërhequr, Gjonaj është tërhequr, edh Frrok Gjini është tërhequr sot pasdite. Marrja e pamjes nuk përbën ankim. Mundësua që të jetë bërë ndonjë manovrim kaq i madh te grupet e numërimit më duket shumë larg”, tha ai.

Të fundit