Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi kibernetik ndaj faqeve publike, Rama: Vjen nga një shtet dhe jo nga një bandë. U përfshi NATO

Sulmi kibernetik ndaj faqeve publike, Rama: Vjen nga një shtet dhe jo nga

Kryeministri Edi Rama është ndalur sërish te sulmi kibernetik në sistemin online qeveritar.

Gjatë një takimi me kryetarët e rinj të degëve të PS-së, Rama tha se sulmi ka ardhur nga një shtet dhe jo nga një bandë.

 “Është sulm i organizuar nga një shtet, jo cështje hakerash sado të jenë. Është një shtet mbrapa këtij sulmi. Nuk jemi ende të identifikojmë shtetin, 2 janë dyshimet, e them këtë për të thënë që sulmi është jashtëzakonisht kompleks dhe agresiv. Sistemet nuk kanë ceduar në aspektin e shkatërrimit të tyre, nuk janë zhdukur të dhënat e shtetit, aq më tepër që nuk rrinë ashtu sic e imagjinojnë njerëzit. AKSHI nuk mban të dhëna. Dokumentet janë aty.

Ka lajme të rreme pa lidhje. Është e paimagjinueshme që të shpifet pa hesap, pa përgjegjësi, pa asnjë lloj logjike duke i thënë njerëzve që është vënë gjobë 30 milionë euro ndaj qeverisë a thua se jemi përballë një bande digjitale që vënë gjoba. Nuk jemi në këto kushte por në kushtet e një sulmi kibernetik të super sofistikuar që ka përfshirë në procesin e mbrojtjes dhe të kundërsulmit NATO-n”, tha Rama.

Të fundit