Flash News

Ditari i Maxhorancës

Sulmi kibernetik, Rama: Jo nga hakera të zakonshëm, dyshime mbi dy shtete

Sulmi kibernetik, Rama: Jo nga hakera të zakonshëm, dyshime mbi dy

Prej disa ditësh sistemi i shërbimeve online për qytetarët ishte jashtë funksionit, për shkak të nj sulmi kibernetik të faqet e qeverisë.

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për mediat deklaroi sot se sulmi nuk ka ardhur nga hakera të zakonshëm, ndërsa shtoi se dyshimet janë hedhur mbi dy shtete, por ende nuk ka prova.

“Kemi punuar ose më saktë skuadra e AKSHI ka punuar natë dhe ditë, ditë dhe natë. Do të kemi një konferencë të përbashkët kur gjithçka të ketë përfunduar dhe skuadra nga SHBA të mos ketë më nevoje të qëndrojë në tryezë.

Së pari sulmi nuk është një sulm nga hakera të zakonshëm dhe as nga grupe njerëzish të kësaj bote të errët që bëjnë shpesh herë ndërmarrje të tilla edhe ndaj shteteve shumë më të mëdha duke bllokuar dhe sisteme kritike për të vendosur gjoba të majme. Ky është një agresion i organizuar nga një shtet.

Nuk kemi ende të gjitha provat për të përcaktuar një prej dy shteteve të dyshuara. Kjo është pjesa më delikate. Roli i disa burimeve të informacionit ka qenë destruktiv dhe i papranueshëm për një shoqëri demokratike të informacionit”, tha Rama.

 

 

Të fundit