Flash News

Ditari i Maxhorancës

Kantieri i parë i rindërtimit pas tërmetit, Ahmetaj: 599 banesa janë në proces ndërtimi në të gjithë vendin

Kantieri i parë i rindërtimit pas tërmetit, Ahmetaj: 599 banesa
Arben Ahmetaj

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka deklaruar se 599 banesa janë në proces ndërtimi në të gjithë vendin, teksa theksoi se sipas tij, sfida e qeverisë mbetet rindërtimi me hapa edhe më të shpejtë.

Në fjalën e tij gjatë hapjes së kantierit të parë të rindërtimit të një lagjeje të re në Tiranë, ku pritet të strehohen 11 mijë banorë që kanë humbur banesat nga tërmeti, Ahmetaj tha gjithashtu se kjo lagje e projektuar nga arkitekti italian Stefano Boeri, do të kthehet në një qendër të re policentrike të Tiranës.

Ndërkohë, në përgjigje të denoncimit të PD-së lidhur me mungesën e projektit të shkollës Sami Frashëri, ai theksoi se “Sami Frashëri” do jetë strukturë shembull për të gjithë vendin, teksa nënvizoi se38 shkolla do rilindin në përfundim të procesit vetëm në Tiranë.  

"599 banesa janë në proces ndërtimi në të gjithë vendin, do ketë edhe fjalë, edhe ngacmime sepse shumëkush helmin e brendshëm mund ta lidhë vetëm me 25 prillin, po kjo për ne s’ka lidhje me një proces politik por me një proces përgjegjësie, emocioni njerëzor për të mos lënë askënd vetëm.

38 shkolla do rilindin në përfundim të procesit vetëm në Tiranë. “Sami Frashëri” do jetë strukturë shembull për të gjithë vendin. Janë mbi 160 shkolla që do ndërtohen në total në 11 bashki. Janë mbi 34 miliardë lekë për procesin e rindërtimit. Sot sfida është të përshpejtojmë procesin e rindërtimit dhe financimit të gjithë programeve. Janë 7.5 mld lekë që shkojnë për shkollat, 10 mld për banesat dhe mbi 9 mld nga donancinet. 27 mijë familje marrin grantet e donacimence”, deklaroi Ahmetaj.

Të fundit