Flash News

Ditari i Maxhorancës

‘Kërcënoi’ PD me gjyqin e 3 marsit, Balla e mohon: S’kam asnjë merak

‘Kërcënoi’ PD me gjyqin e 3 marsit, Balla e mohon:

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, mohoi të ketë dijeni për vendimin që pritet të shpallë Gjykata e Apelit më 3 mars lidhur me çështjen e PD-së.

Në një deklaratë për mediat pas përfundimit të seancës plenare në Kuvend, Balla u shpreh se nuk ka asnjë merak se si do të dalë vendimi për PD duke thënë se është i fundit që interesohet për çështjen.

“I fundit që i intereson se si del vendimi për PD në 3 mars, jam unë. S’kam asnjë lloj meraku. po ja thonin njëri-tjetrin, që ‘fitoj unë!”. Ky vendim ka të bëjë me një presion që i bëjnë palëve. S’jam orakull”, tha Balla.

Deklarata e Ballës lidhur me gjyqin e 3 marsit erdhi pasi deputetja Ina Zhupa kërkoi ngritjen e komisionit hetimor ‘McGonigal’, ndërsa socialisti iu drejtua duke i kujtuar gjyqin e 3 marsit.

“Tërhiquni nga kjo qasje. Pas datës 3 nuk do të jeni më kështu, Gjykata do të marrë vendim. Problemet e të partisë mos i sillni këtu”, deklaroi Balla nga Kuvendi.

Të fundit