Flash News

DITARI POLITIK

'Kërcënoi’ opozitën me 3 marsin, Alibeaj në një linjë me Ballën: Po i bëjnë presion gjykatës me mitingje

'Kërcënoi’ opozitën me 3 marsin, Alibeaj në

Seanca parlamentare edhe këtë të enjte vazhdoi me debate, bllokime dhe diskutime me tone të larta mes opozitës dhe maxhorancës, pasi kjo e fundit ka vijuar me bllokimet për të lënë jashtë Kuvendit deputetët demokratë.

Deputetja Ina Zhupa kërkoi që Komisioni Hetimor për skandalin ‘McGonigal’ të ngrihet sot, teksa rikujtoi përjashtimin e mbi 20 deputetëve demokratë.

Por, duket se përmendja e skandalit “McGonigal” ku përmendet edhe kryeministri Rama, nervozoi kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla. Ky i fundit teksa fliste nga foltorja, ‘kërcënoi’ në mënyrë indirekte opozitën duke u shprehur se pas gjyqit të 3 marsit në Apel, situata e demokratëve nuk do të jetë kështu.

“Kuvendi në seancën e datës 23 janar ka ngritur ju një Komision për ndryshimet në ligj. E vërteta është se na duhen domosdoshmërisht vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Thirrja ime sot është që kjo seancë dhe shfaqje këtu nuk ka të bëjë me Komisionin Hetimor, me McGinigal por e gjitha kjo bëhet për të intimiduar drejtësinë. Kuvendi nuk mund të zhvillojë punimet me këtë qasje. Mësoni të bëni kërkesa te Byroja Kuvendit. Duhet të vini me një provë shtesë. Në këto kushte thirrja ime miqësore është që ne nuk jemi aspak të kënaqur që të marrim vendime për përjashtime nga Kuvendi. Tërhiquni nga kjo qasje. Pas datës 3 nuk do të jeni më kështu, Gjykata do të marrë vendim. Problemet e të partisë mos i sillni këtu”, tha Balla.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Enkelejd Alibeaj, i cili tha në një takim nga Korça dje, se po tentohet t’i bëhet presion gjykatës me mitingje, referuar protestave të opozitës.

“Ftoj këdo që do i bëjë presion gjykatës me mitingje, kur gjykata flet, ne heshtim. Këtë qëndrim e mban një parti e së djathtës. Institucionet e pavarura me gjithë defektet, duhet të injektojmë publikut, kur ato flasim, në heshtim”, tha Alibeaj.

Të fundit