Flash News

Ditari i Maxhorancës

Rama-të rinjve që largohen: Të thuash jam nga Shqipëria, je s*ksi!

Rama-të rinjve që largohen:  Të thuash jam nga Shqipëria, je

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, ku u takua me të rinjtë lidhur me konkurset dhe integrimin e tyre në eksperienca pune, pranë administratës publike.

Teksa u ndal te largimi i të rinjve, shefi i qeverise tha se ngado të rrotullohen sërish do të kthehen në Shqipëri.

"E fundit që kam për thënë është që ju mund të bëni zgjedhjen tuaj, mund të jetoni këtu, të shkoni jashtë, të mendoni se atje larg ju pret me krahëhapur një republikë e konkurrencës, por në të gjitha rastet mundësinë për këtë eksperiencë shfrytëzojeni deri në fund. Nëse shkruani në CV tuaj se do shkruani kam punuar në administratën publike, do të priteni me respekt.

Sot na respektojnë. Të thuash jam nga Shqipëria je seksi, deri dje ishe qamet. Mos u dorëzoheni asnjëherë se ngado të rrotulloheni këtu do të ktheheni. Jo sepse atje ku do të shkoni nuk do të arrini, por kur të vijë koha do të jetë më bukur”, tha Rama.

 

 

Të fundit