Flash News

Ditari i Maxhorancës

Lidhjet e gjyqtarit Gent Shala me Rilindjen

Lidhjet e gjyqtarit Gent Shala me Rilindjen

Është publikuar një foto e Tetuta Shalës, nënkryetares së bashkisë Shkodër dhe  së bashku me Gent Shalën, njërin prej gjyqtarëve që dha vendimin për burgosjen e deputetit të opozitës, Ervin Salianji. 

Gent Shala është akuzuar se ka vepruar nën ndikimin e Fatmir Xhafajt dhe grupit të tij, duke ngjallur shqetësime për integritetin e vendimmarrjes gjyqësore.

Në një vendim që është konsideruar skandaloz, Gjykata vendosi, pa marrë parasysh asnjë provë të paraqitur nga mbrojtja, dënimin me 1 vit burgim për deputetin Salianji, duke theksuar se ky rast ndihmon për të ilustruar ndikimin e politikës mbi drejtësinë.

Ky vendim ka nxitur reagime të forta nga opozita, e cila e sheh këtë si një përpjekje të qartë për të minimizuar zërat kritikë dhe për të frikësuar ata që sfidojnë pushtetin.

 

Të fundit